Arbëri

Konflikti Serbi-Kosovë tejet i vështirë

 

Në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi, ritheksoi idenë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, si mundësi të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, ide kjo për të cilën nuk po gjen mbështetje nga politika në vend.

Analistët thonë ndërkaq se mundësia e ndryshimit të kufijve ekziston, por mbetet çështje shumë e ndërlikuar dhe tash për tash mundësitë për një marrëveshje të shpejtë mes palëve, me gjithë këmbënguljen e Brukselit, duken të pakta, komenton “Zëri i Amerikës”.