Basha nis vizitën në Maqedoni

Basha nis vizitën në Maqedoni

15 September 2018 14:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur ditën e sotme një vizitë në Maqedoni, ku mësohet se temë kryesore e këtyre takimeve pritet të jetë referendumi për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

PD njofton se gjatë kësaj vizite Basha do të ketë takime me liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni, transmeton Top Channel.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme