Komuna e Ferizajt ka bërë sot shpërndarjen e koshereve të bletëve për 117 bletarë të cilët tash e një kohë merren me kujdesin ndaj bletëve dhe prodhimin e mjaltit.
Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se ky subvencion është një shtytje për këta fermerë të cilët do ta kenë më të lehtë veprimtarinë dhe qasjen në treg.
"Është një subvencion më i madh se herëve të tjera për t'u ndihmuar bletarëve tanë ndonëse edhe ata kanë pasur një participim prej 25 për qind. Janë diku 850 koshere që do të jepen për 117 bletarët dhe kujtoj se është një shtytje mjaft e mirë. Përpjekjet tona do të jenë të vazhdueshme që këta bletarë të kenë më të lehtë veprimtarinë me koshere të reja dhe pajisje të tjera të nevojshme pasi që e dimë se sivjet sezoni i i prodhimit të mjaltit sivjet nuk ka qenë shumë i favorshëm" deklaroi drejtori Bajrami.
Edhe bletarët përfitues thanë se në treg kosheret kanë një çmim të papërballueshëm për buxhetin e tyre, prandaj e vlerësojmë mjaft të rëndësishme ndihmën që po u jepet.
U tha se bashkëpunimi në mes të komunës dhe bletarëve do të vazhdojë edhe më tutje në mënyrë që rezultatet në këtë fushë të jetë sa më të mëdha.

-
Rrebeshi i breshrit i dëmtoi rëndë bujqit
-
Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Pas dëmeve nga breshri, paralajmërohet “një qendër e paralajmërimit” për bujqit
-
Breshri shkakton dëme në Istog, Muja dhe Ferati premtojnë mbështetje për fermerët