Arbëri

Rikthehet blerja “paushall” përmes prokurimit

Një nga nenet më të rëndësishme të Ligjit të Prokurimit Publik, që rregullon planifikimin e blerjeve ka marrë kah tjetër të funksionimit pas një interpretimi ligjor që i ka bërë Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa në ligj është specifikuar që kur një tender nënshkruhet nga institucioni, duhet të blihen më së paku 70 për qind e planifikimit ose më së shumti 130 për qind, në mënyrë që institucionet do të “edukoheshin” që të bënin mirë planifikimin si pasojë që të mos e dëmtojnë buxhetin publik nga planifikimi i produkteve joreale, tjetër interpretim ka dhënë Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).

KRPP-ja e ka rikthyer mundësinë për institucionet publike që të planifikojnë “paushall”. Mosobligimi i institucioneve që të paguajnë më së paku 70 përqindëshin e nevojave të planifikuara për blerje mund të çrregullojë blerjet përmes prokurimit publik...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)