11 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Shpërthimi, sipas Astrit Hotit, ka qenë aq i fuqishëm sa që ka nxjerrë klientët jashtë lokalit, raporton KTV.
Në vendngjarje kanë dalë inspektorë komunalë e edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selmanaj, i cili tha se nga dyshimet e para shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht.
E, pronari i lokalit “Te dollari”, Fadil Hoti, thotë se është hera e parë që i ka ndodhur një gjë e tillë, edhe pse ka 6 vjet që punon me gaz.
Komuna e Rahovecit, sipas kryetarit Smajl Latifi, ka krijuar një komision i cili do të merret me vlerësimin e dëmeve materiale.
Të premten rreth orës 20:00, në lokalin “Te Dollari”, në qendër të fshatit Ratkoc, ka shpërthyer bombola e gazit, ku janë lënduar 11 persona.
-
Prokuroria: Shpërthimi në Ratkoc ishte aq i fuqishëm saqë hodhi të pranishmit jashtë lokalit
-
Flet djali i pronarit që u lëndua nga shpërthimi në Ratkoc
-
Së paku 10 të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ratkoc
-
Kjo është bombola e gazit që shpërtheu mbrëmë në Ratkoc
-
Tre persona dërgohen në Urgjencë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Podujevë