11 raste janë konfirmuar pozitivë me koronavirus ndërkaq 18 persona janë shëruar sot në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar IKSHPK përmes një njoftimi.
Sipas njoftimit, sot janë testuar gjithsej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 11 raste.
IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1)
Siç njoftohet, gjatë javës së fundit (26 prill deri më 02 maj 2020) janë raportuar rastet pozitive, të shëruara dhe rastet e vdekjes sipas të gjitha komunave në Republikën e Kosovës: Ferizaj (56 raste të shëruara), Malishevë (3 raste pozitive dhe 3 të shëruar), Prizren (25 raste pozitive dhe 15 të shëruar), Pejë (24 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes), Prishtinë (1 rast pozitiv dhe 29 të shëruar), Viti (4 raste pozitive dhe 16 të shëruar), Gjilan (5 raste të shëruara dhe 1 rast i vdekjes), Kamenicë (5 raste pozitive dhe 14 të shëruar), Suharekë (3 raste pozitive dhe 9 të shëruar), Mitrovicë e veriut (8 raste pozitive, 8 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Vushtrri (15 raste të shëruara), Zveçan (3 raste pozitive dhe 7 të shëruar), Rahovec (5 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Zubin Potok (2 raste pozitive, 10 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Shtime (2 raste pozitive), Gjakovë (4 të shëruar), Leposaviq (4 raste pozitive, 3 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Podujevë (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Fushë Kosovë (3 raste të shëruara), Hani i Elezit (6 të shëruar), Kaçanik (5 raste pozitive), Skenderaj (5 raste të shëruar), Klinë (1 rast i shëruar), Deçan (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Dragash (1 rast pozitiv), Drenas (1 i shëruar) dhe Mitrovicë (6 raste pozitive).
Raportimi javor prej 26.04-02.05.2020 nga mostrat e marra në komunat Mitrovicë e veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq sipas datave respektive IKSHPK ka publikuar këto rezultate:
Edhe
Shtatë të vdekur, 69 raste të reja me koronavirus dhe 107 të shëruar në Kosovë
26 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 3 të shëruar dhe 1 i vdekur,
27 prill nga 36 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar dhe 2 të vdekur
28 prill nga 22 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.
29 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.
30 prill nga 37 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar.
01 maj nga 32 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.
02 maj nga 34 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.
TETËMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE NJËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19! Sot më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 171 mostra të...
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, May 3, 2020