Arbëri

Diplomatët shqiptarë kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh

Foto: Koha / ilustrim
 

Diplomatët shqiptarë janë kundër ndryshimit të kufijve të Republikës së Kosovës. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Këshilli i diplomatëve shpreh shqetësim për “qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i ‘korrigjimit të kufijve’ që sipas tij, kanë krijuar paqartësi në opinionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptar.