Arbëri

Haziri thotë se ideja për bashkimin e Luginës me Kosovën ishte e tij, por Thaçi e quante të rrezikshme

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se presidenti aktual, Hashim Thaçi në vitin 2011 kishte qëndrim ndryshe për Luginën e Preshevës.

“Po ju rikujtoj se presidenti Thaçi, në vitin 2011, idenë time e ka quajtur qëndrim të rrezikshëm. E kam parë që presidenti e ka përcjellë dhe kuotuar deklaratën time, por është çështje e tij se si e vlerëson”, ka thënë Haziri për Kallxo.com.