Me një urdhër operativ Policia e Kosovës ua ka ndërprerë shkuarjen në pushime pjesëtarëve të uniformuar të saj.
Kallxo.com ka siguruar përmbajtjen e një letre të cilën drejtori i Operativës Rashit Qalaj, e ka dërguar tek vartësit e tij.
“Për shkak të angazhimeve operacionale ndërpritet miratimi i pushimeve për stafin e uniformuar deri në një vendim tjetër”, thuhet në emalin e dërguar nga drejtori i Operativës Rashit Qalaj.
Kallxo.com ka kërkuar sqarime nga Zyra e Mediave të Policisë për arsyet e këtij vendimi, por përgjigja nuk ka qenë shumë konkrete.
“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burive të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtarë në mënyrë më efikase”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
E njëjta nuk sqaron arsyet pse e shtynë Policinë të ndërmarrë këtë veprim.
-
Anulohet vendimi për ndërprerjen e pushimeve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës
-
Policia thotë se nuk ka skenar, nuk shpjegon pse i ka ndërprerë pushimet
-
Policia finalizon planin operativ për sigurinë e zgjedhjeve
-
Suspendohet një polic i Gjakovës për rrjedhje të informatës
-
Suspendohen tre zyrtarë policorë, dyshohet se morën pjesë në tubim politik