Arbëri

Thaçi e Vuçiqi s’e mohojnë mundësinë e ndryshimit të kufijve

Foto: Arkivë
 

Ndryshimi i kufijve të Kosovës nëpërmjet marrëveshjes së fazës përmbyllëse të dialogut nuk është përjashtuar të premten as nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Madje, ka lënë të kuptohet se shkëmbimi i territoreve me Serbinë përbën opsion në tavolinë.

Pas një bashkëbisedimi që e ka pasur në rezidencën e tij me studentë të juridikut, kreu i shtetit është pyetur në lidhje me një qëndrim të ri amerikan përkitazi me territorin, shkruan sot Koha Ditore.