Arbëri

Vuçiqi brengoset që “Thaçi beson se Mitrovica veriore, ose Leposaviqi nuk i përkasin Serbisë”

 

Beograd, 20 korrik – Do të përpiqemi të nxjerrim “remi”, ka mbetur edhe ndonjë figurë në tabele (e ka mendjen te loja e shahut – sqarim ynë), do të luftojmë, por do të jetë vështirë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfrytëzuar takimin me talentet e reja serbe të shahut, për t’u shprehur me këtë metaforë në lidhje me negociatat me Kosovën, transmeton Koha.net.

Duke komentuar deklaratat nga Prishtina, ai ka thënë se nuk është marrëveshje kur i çojnë porosi Serbisë se “çdo gjë është e jona, ju vetëm të na pranoni”, ndërsa ka shtuar se nuk e din nëse është real kur përpiqet për zgjidhje, por ka thënë se është optimist se ajo do të gjendet.