Në 105-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar, presidenti i Republikës Ilir Meta, njëkohësisht komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, konfirmoi mbështetjen e palëkundur për zhvillimin dhe modernizimin e tyre.
Me rastin e 105-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, presidenti Meta shprehu konsideratën më të lartë për përkushtimin dhe sakrificat e FA-së në shërbim të atdheut dhe interesave kombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një mirënjohje të veçantë kam për të gjithë familjarët e ushtarakëve tanë, sakrificat e tyre dhe forcën që ata gjejnë për të përballuar largësinë dhe mungesën e bijve, prindërve dhe bashkëshortëve të tyre. Në këtë përvjetor të shënuar historik ne kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare që nga Mehmet Pash Derralla deri në ditët e sotme”, shprehet Presidenti.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti shprehu nderimin për heronjtë dhe dëshmorët e atdheut, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit tonë.
105-Vjetori i krijimit të Forcave tona të Armatosura na gjen sot anëtarë të NATO-s, ndaj kreu i shtetit shprehu një falënderim e mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarakët shqiptarë që kontribuojnë aktualisht përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.
“Në këto çaste, një mirënjohje e posaçme u shkon ushtarakëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me përkushtim për t’u përballur me situatën e vështirë të përmbytjeve në vend. Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucionet e tjera dhe autoritetet lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve të pronës private dhe publike”, u shpreh Presidenti.
Ky moment historik, sipas Metës, është nxitje për të inkurajuar Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe gjithë aktorët e tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë.