Gjatë ditës së diele, deri në mesditë, janë vaksinuar 103 persona me sëmundje kronike të grupmoshës 75-79 vjet.
Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Bardh Nimani ka thënë se fluksi i personave që kanë kërkuar të vaksinohen sot ka qenë më i ulët në krahasim me ditët e kaluara.
Sipas tij, numri total i të vaksinuarve duke përfshirë këtu të moshuarit e moshës mbi 85 vjet, ata mbi 80 vjet e më pas edhe të sëmurët kronikë dhe ata në dializë, që nga 8 prilli, është 2.333 persona.
“Nga data 8 kur kemi filluar me grup-moshën mbi 85 e tutje, aktualisht janë 2333 persona të vaksinuar. Sa i përket vetëm të sëmurëve kronikë kemi 827 persona të vaksinuar, ndërkaq të moshuar 1180, shto pastaj edhe numrin e personave shëndetësor dhe atyre në dializë”, është shprehur Bardhi.
Kosova deri më tani ka pranuar vetëm 24.000 doza të vaksinës anti-COVID, AstraZeneca. Deri më tani janë vaksinuar vetëm një pjesë e personelit shëndetësor, disa të moshuar dhe disa të sëmurë kronikë e në dializë.
Kontingjenti i radhës i vaksinave pritet të vijë në Kosovë gjatë muajit maj.
-
Për tri ditë në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 1.180 të moshuar
-
Mbi 200 të moshuar me sëmundje kronike janë vaksinuar sot në sallën “1 Tetori”
-
Numër i madh i qytetarëve i drejtohen “1 Tetorit” për t’u vaksinuar
-
Mbi 138 mijë vaksina të aplikuara në vend
-
Bardhi: Për vaksinimin e grup-moshave të tjera duhet të vendosë Komiteti