Arbëri

Vuçiq konfirmon shkuarjen në Bruksel, tallet me deklaratën e Hotit për shkëmbim territoresh

Foto: Ilustrim
 

14:10 - Presidenti serb Aleksandar Vuçiq konfirmoi sot se e ka marrë ftesën për të vazhduar dialogun me Kosovën dhe se do të takohet me presidentin Hashim Thaçin të dielën.

“Kam marrë ftesën zyrtare dhe delegacioni serb do të shkojë patjetër. Delegacioni do të jetë në Bruksel që nga e premtja në një takim jo aq atraktiv për mediat, ndërsa të dielën do të takohem me Hashim Thaçin”, u tha Vuçiqi gazetarëve.