Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

100 prokurorë kujdestarë për zgjedhje

Për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme, institucionet relevante kanë bashkërenduar aktivitetet e tyre, raporton KTV.

Për këto zgjedhje, Prokuroria e Shtetit do të angazhojë 100 prokurorë kujdestarë, me qëllim që të sigurohet efikasitet dhe mbrojtje e votës së qytetarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koordinatorja nacionale, Laura Pula, ka treguar edhe masat, të cilat do t’i ndërmarrin ndaj atyre që tentojnë ta prishin rrjedhën e zgjedhjeve, duke kryer vepër penale.

KQZ-ja pret zgjedhje të suksesshme, marrë parasysh koordinimin me institucionet tjera relevante.

Policia zotohet se do të bëjnë ç’është e mundur për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve që garantojnë të drejtën e qytetarëve për shprehjen e vullnetit të lirë.

Për keqpërdoruesit e votave nga zgjedhjet e kaluara, përveç dënimeve me gjobë, janë shqiptuar masa edhe të dënimit me burg.