Dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë të hënën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.231 testime, derisa janë regjistruar 13 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shëruar 157.71 pacientë.
Numri i rasteve aktive me koronavirus është 232.