10 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 137 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shëruar 381 pacientë.
Prizreni ka regjistruar 3 vdekje, Prishtina 2, ndërsa Drenasi, Gjilani, Obiliqi, Skenderaj dhe Suhareka me nga 1 të vdekur.
IKSHPK-ja njofton se janë testuar 841 persona.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 49.306, nga 173.986 persona të dyshimtë dhe 1.272 të vdekur. Ndërsa nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shëruar 37.155 pacientë dhe 10.879 është numri i rasteve aktive.
Artikuj të ngjashëm
-
10 të vdekur e 173 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë
-
5 të vdekur e 97 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
-
Tetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
10 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
COVID-19: 10 të vdekur e 914 raste të reja të dielën në Kosovë