Jemi firmë me një paletë produktesh duke filluar nga gjitha Sigurimet, si ato shëndetësore, patundshmërive, automjeteve etj., pastaj ofrojmë kredi, bëjmë transfere parash në bashkëpunim me Ria moneytransfer. Kemi edhe agjenci udhëtimesh,
Prejardhja, rrugëtimi, prej kur jeni në perëndim.
Quhem Qetin Basatik. Babai im vjen nga Kaukazi kurse nëna nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, të dy banorë të Stambollit. Kam lindur në Stamboll dhe si fëmijë kam ardhur në Zvicër tani e mbi 43 vite.
Prezantoni biznesin tuaj.
Jemi firmë me një paletë produktesh duke filluar nga gjitha Sigurimet, si ato shëndetësore, patundshmërive, automjeteve etj., pastaj ofrojmë kredi, bëjmë transfere parash në bashkëpunim me Ria moneytransfer. Kemi edhe agjenci udhëtimesh, dhe nga fundi i decenies së kaluar kemi filluar edhe me sallon bukurie pasi kërkesa ishte e madhe këtu.
Çka e dallon biznesin tuaj nga konkurrenca?
Në rend të parë kemi shume produkte, ku klientit në një paketë ia ofrojmë te gjitha, po filloj me radhë:
Sigurimet ne i ofrojmë klientit transparence të plotë, informacione komplete e të sakta, në çdo kohë kemi gjithnjë llogaridhënie, besim të plotë dhe jemi në çdo situatë gjithnjë në anën e klientit dhe në fund jemi edhe rentabilë, pasi që kemi bashkëpunim të gjatë me kompanitë më të mëdha të sigurimeve që shërbejnë në Zvicër;
Kreditë ne ndërmjetësojmë kredimarrje me kamata shumë të ulëta në treg. Klientit i kthejmë përgjigje shpejtë, në raste specifike e bëjmë të pamundurën në marrjen e kredive pothuajse në 99.% të rasteve të mundura. Punojmë me gjithë bankat duku filluar nga kreditë, hipotekat dhe investitorët.
Në këtë sektor finance ofrojmë kontabilitet të saktë dhe këtu kemi edhe transferimin e lirë që e bëjmë në bashkëpunim mi Ria moneytransfer.
Pushimet që ne i ofrojmë janë me çmime shumë rentabile, p.sh. klientëve shqiptarë destinacionet tona u përshtatën shumë, si ato për Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëri, Mali i Zi, Kroacia, Spanja, Greqia e kështu me radhë. Këtu mund të theksohet dhe jemi krenarë që jemi e vetmja agjenci që ofrojmë pushime me këste mujore duke mundësuar kështu që edhe klientëve familjarë me një buxhet më të ulët t’u japim hapësirë t’i kalojnë pushimet si duhet duke mos i ngushtuar në buxhet dhe atë pushime me këste pa kamatë.
Edhe këtu bashkëpunojmë me shumë kompani turistike të njohura botërore dhe kjo na bën që të jemi më atraktivë në treg. Klientët tanë kanë edhe mundësi të Abonimit apo Anëtarësimit, ku në paketën e produkteve tona me një shume solide vjetore prej CHF 99 në vit të përfitojnë: në mbarimin e tatimit vjetor falas, dhe shume zbritje të mëdha që i ofrojmë ekskluzivisht për ta në paletën tonë. Me këtë shumë solide, simbolike ne insistojmë që gjithnjë të jem afër dhe në favor të klientit.
Sa jeni të njohur në komunitetin shqiptar e te huaj me biznesin tuaj?
Natyrisht që jemi të njohur. Por ne mendojmë, si çdo kompani tjetër të jemi edhe më shumë prezentë e në këtë rast te komuniteti shqiptar dhe më gjerë.
Keni interes për bashkëpunimi me bizneset tjera?
Po gjithnjë jemi pranë shumë agjentëve si atyre në financa, udhëtime etj. Ata vijnë tek ne, ne i integrojmë e nëse është nevoja edhe i trajnojmë dhe kështu i lidhim ne rrjetin tonë të biznesit. Bashkëpunimi i ndërsjellë është gjithnjë i mirëseardhur.
Bahnhofplatz 1, 5400 Baden
Tel: 056 203 30 50
[email protected]
https://www.handeys-finanzen.ch/al/