Restorant “Peja”

Prejardhja, rrugëtimi, prej kur jeni në Perëndim
Jam Afrim Nikqi dhe vi nga Peja, në lug të vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna.
Si djalosh 18-vjeçar mbërrita ne Perëndim, së pari në Zvicër/Basel pastaj pas një kohe shumë të shpejtë kalova mbi kufirin në Lörrach të Gjermanisë, një qytet piktoresk në afërsi të Bazelit.

Në këtë qytet arrita të jem i afirmuar nga komuniteti vendas gjerman, nga komuniteti shqiptar dhe të tjerët. Ky popullaritet dhe respekt u arrit me punën time, me pasionin, kreativitetin, idetë që gjithnjë të ofroj diçka nga kuzhina, nga laboratori im ku e lidhi me Natyrën, se pari siç e shijoj dhe e ndje unë, por gjithnjë duke e pasur parasysh mysafirin në radhë të parë.
Restoranti Peja
Restoranti “Peja” njihet për qetësinë, rehatinë dhe kënaqësinë, si dhe për dizajnin me shije dhe elegancën mesdhetare. Unë e dua natyrën dhe jetën. Dhe nga përvoja ime e di se sado e pashpresë mund të duket situata, të gjithë mund të ngrihen dhe të dalin nga hija e tyre. Kjo është filozofia ime e jetës. Situata e vitit të kaluar ka treguar qartë se sa shpejt mund të përfundojë jeta në korsinë e shpejtë. Është edhe më e rëndësishme të jesh kureshtar. Kureshtar për jetën, kureshtar për mundësitë që na ofrohen.

Prindërit ma ndezën dashurinë e pafundme për gatimin. E dija shumë herët se do të isha i suksesshëm nëse do të bëja atë që jam. Me një pjatë ushqimi të mirë, ora pothuajse ndalet për mua. Jeta e stresuar e përditshme, nxitimi dhe ndjekja e takimeve bëhen të parëndësishme për mua me një verë të kuqe ose një rizoto të shkëlqyer. Krijohen forca te reja për të zotëruar jetën stresuese të përditshme.
Toka rrotullohet. Qëndrimi në vend është një hap prapa dhe kështu zhvilloj veten, por edhe restorantin tim. Ne lansuam produktet tona. Salca popullore e sallatës së shtëpisë ose salca e shpagetit Charly, e cila është e njohur përtej Lörrach. Kjo është punë e ndershme, krijuese. Unë jam i pasionuar që markën “Peja” ta bëj edhe më të njohur. Kuzhina është laboratori im, natyra është fusha ime e eksperimentimit. Vazhdoj të mësoj gjëra të reja. i them secilit gastronom fute veten në brendësi dhe do t`ju presë një eksperiencë kulinare.
Jemi të njohur në gastronomi por tani kam edhe produktet tona, salcat te shijshme delikate.
Këto salca janë të ekspozuara në rrjetin e marketeve të njohura Hieber.
www.peja-products.de
CHARLY® CLASSIC

Nga jo më pak se katër shije e kam bashkuar këtë kënaqësi. U përpoqa dhe provoja, doja diçka të pazakontë. Rezultati është "Salca Charly", e cila është e njohur përtej Lörrach. Emrin ia ka borxh komedianit të famshëm Charly Chaplin. Për mua kjo do të thotë gëzim, lehtësi/butësi dhe jo gjithmonë duke marrë gjithçka kaq seriozisht.
CHARLY® MISH GJEDH I GRIRË

Nga katër bëhen një: Kjo ishte motoja e këtij shpërthimi shijesh, i cili, si të gjitha variantet e mia Charly, kombinon një "Currylinie". Ajo është sa e pazakontë aq edhe popullore. Krijova salcën “Charly Rinderhackfleisch” për ta bërë gatimin më të lehtë për klientët e mi. Mishi nuk duhet të përgatitet veçmas. " Charly Rinderhackfleisch " - e thjeshtë, e mirë
Salca Shtëpiake KLASIKE

Është kombinimi i ndjeshëm i rrënjëve të mia mesdhetare dhe përvojës shumëvjeçare në kuzhinë. Përsosjet e vazhdueshme dhe produktet e freskëta rajonale e bëjnë Salcën kremoze dhe aromatike/erëza një përvojë të vërtetë shije. "Peja Hausdressing Classic" prej vitesh është hit në restorantin "Peja" në Lörrach. Mysafirët tanë e duan dhe e vlerësojnë këtë Salcë të shijshme e të lehtë.
Salca SHTËPIKE ALOE VERA

Filloi e tëra nga alergjia nga dielli që mu paraqit në një nga skenat më të bukura të pushimeve në Cote` d Azur. Përdorimi i bimës Aloe Vera bëri mrekulli dhe unë u interesova për këtë nivel magjepsës. Fillova të eksperimentoja. Dhe lindi një ide e re. Aloe vera nuk forcon vetëm imunitetin, por shërben tani te ne në "Peja house dressing" dhe jep edhe notën më të rëndësishme, freskuese me ekstra vitale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Dëshironi edhe Ju të jeni prezentë në ALBBIZ, që PROFILI JUAJ TË SHFAQET NË TË KATËR ANËT E BOTËS KU EKZISTOJNË SHQIPTARËT? Thjeshtë, shtyp butonin dhe plotëso formularin online
Formulari