Unë quhem Ardiana Ratkoceri dhe kam lindur në Prishtinë. Gjatë viteve nëntëdhjetë jam shpërngulur në Londër ku edhe kam mbaruar trajnimin për Dizajn Enterieri. Pas një periudhe pesëmbëdhjetëvjeçare kemi vendosur familjarisht të kthehemi në Kosovë dhe jam e lumtur me këtë vendim pasi që kam mundësi të kontribuoj në vendin tim. Synimi im në të ardhmen është që të bashkëpunoj me ndonjë kompani apo individ në Zvicër dhe Evropë, qoftë në realizimin e projekteve apo edhe vetëm bashkëpunim në formë konsulence.
Prezantoni biznesin tuaj
Unë jam Dizajnere e Enterierit dhe biznesi im quhet Ardiana Ratkoceri Interiors . Biznesi im është aktiv për më tepër se tri vite në Kosovë dhe deri më tani kam realizuar një numër të madh të projekteve rezidenciale dhe komerciale kryesisht në Kosovë, si dhe projekte në Basel - Zvicër, Gjirin e Lalëzit - Shqipëri, Tale - Shqipëri.
Vlen të ceke që projekti i realizuar në Gundeli të Baselit është vlerësuar lartë nga arkitektët zviceranë.
Shumica e projekteve të realizuara mund të gjenden në rrjetet sociale si Facebook (Ardiana Ratkoceri Interiors) dhe Instagram (@ardianaratkoceriinteriors)
Çka e dallon biznesin tuaj nga konkurrenca?
Biznesi im dallon nga bizneset tjera në bazë të stilit luksoz minimalist. Luksoz pasi që të gjitha detajet në hapësirë punohen sipas hapësirës. Po ashtu influencës së stilit britanik si dhe gërshetimit të ngjyrave dhe materialeve të ndryshme në hapësirë.
Sa jeni të njohur në komunitetin shqiptar e të huaj me biznesin tuaj?
Në Kosovë biznesi im është relativisht i njohur pasi që projektet vijnë kryesisht si rekomandim nga klientët e mëparshëm.
Dëshironi edhe Ju të jeni prezentë në ALBBIZ, që PROFILI JUAJ TË SHFAQET NË TË KATËR ANËT E BOTËS KU EKZISTOJNË SHQIPTARËT? Thjeshtë, shtyp butonin dhe plotëso formularin online