Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, do të jetë e ftuar sot në emisionin “60 Minuta” në KTV për të diskutuar lidhur me takimet dhe bisedat që liderët partiakë po i zhvillojnë për zgjidhjen e presidentit.
Ditëve të fundit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti ka takuar kryetarët e Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike, në përpjekje për të gjetur një emër për president, pasi Vjosa Osmanit i kanë mbetur edhe 7 ditë deri në fund të mandatit
Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tregon detajet se si arriti Dogana t’i zbulojë 1 milion euro në një kombibus në pikën kufitare të Merdarit.
Se cili ishte destinacioni i i këtyre parave dhe si u zbuluan këto i kuptojmë në këtë intervistë.
Sot në emisionin “60 Minuta” nga ora 17:00 në KTV.
-
Deputeti i Vetëvendosjes Blerim Gashi - sot në “60 Minuta”
-
Takimi Kurti–Abdixhiku kalon dy orë e gjysmë
-
Nagavci: Nuk jemi njoftuar për nënshkrimet e LDK-së as unë e as Kurti
-
Nagavci: Mbesim edhe sonte në pritje të propozimeve konkrete nga PDK-ja e LDK-ja për presidentin
-
Nagavci: Presim zgjidhje për presidentin, nuk është e drejtë të shkohet në zgjedhje