Profesori i Shkencave Politike, Arben Hajrullahu, ka thënë se duke marrë parasysh situatën në të cilën është Evropa, Kosova duhet të krijojë rezervat e duhura për rastet emergjente.
“Të jemi të vëmendshëm, të lexojmë situatën drejt se çfarë po ndodh. Është gjendje lufte në kontinentin të cilin jemi pjesë edhe ne. Fati ynë është se bazë të drejtës ndërkombëtare kemi trupa të NATO-s. Por siç po shihet pala tjetër nuk vlen as për dy pare. Duhet të krijohen si në raste emergjente, rezerva të duhura. Kosova, siç e vogël që është, të jap kontributin e vet dhe të hyjë në klubin e botës së lirë”, ka thënë Hajrullahu në “60 Minuta” të KTV-së.
Hajrullahu thotë se sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë nuk kanë efekt të shpejtë.
“Sanksionet në rastin më të mirë do të fillojnë të tregojnë rezultate pas një viti, një dekade. Edhe Serbia e Millosheviqit është përballur me sanksione. Bota perëndimore nuk është e unifikuar për sanksionet për shkak të varësisë që e kanë nga Rusia. Perëndimi duhet të unifikohet dhe të shpall sanksionet më të drastike të mundshme”, shtoi tutje ai.