Shefi i kompanisë prindërore të Taco Bell ka thënë se makinat mund të zëvendësojnë punëtorët njerëzorë në 10 vitet e ardhshme.
“Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë në vitin e ardhshëm apo një vit pas tij, por unë besoj se kjo me shumë mundësi mund të ndodhë nga mesi i viteve të 20-ta, ku ne do të shohim fillimin e ndryshimeve dramatike në atë se si makineritë drejtojnë botën”, ka thënë Greg Creed, shevi i Yum Brands për CNBC.
Yum Brand ka në pronësi disa nga kompanitë e ushqimeve të shpejta përfshirë, KFC, Taco Bell e Pizza Hut.
Industria e ushqimit të shpejtë ‘fast-food’, tashmë janë duke përdorur teknologji që plotësojnë apo zëvendësojnë punëtorët njerëz, duke përdorur aplikacione të tabletëve e smartfonëve, të cilët i lejojnë konsumatorët që të porosisin ushqimin e tyre pa pasur nevojë të ndërmjetësojnë punëtorët.
Por robotët dhe kompjuterët e ‘mençur’ nuk janë duke kërcënuar punën e punëtorëve te ushqimet e shpejta.
Ata mund të zëvendësojnë gjysmën e fuqisë punëtore në SHBA brenda dekadës së ardhshme apo tjetrës pas saj, sipas një studimi të Universiteti të Oxford.
Edhe
Vendet e punës që rrezikohen nga robotët
Studimi ka identifikuar më shumë se 700 profesione që janë në rrezik nga automatizimi kompjuterik.
Këto janë punët me më së shumti rrezik, sipas studimit:
- Agjentet e kredisë
- Recepsionistet dhe nëpunësit informativë
- Ndihmësit ligjorë
- Shitësit me pakicë
- Shoferët e taksive
- Rojet e sigurisë
- Kuzhinierët - fast food
- Banakieret
- Këshilltarët financiarë personalë
- Reporterët dhe korrespodentët
- Muzikantët dhe këngëtarët
- Avokatët
{gallery}