Sport

Lahm: Fajësoni Dortmundin, jo Bayernin që s’ka garë të fortë për titull

Philipp Lahm iu ka thënë fansave se duhet të fajësohet Dortmundi dhe jo Bayerni që nuk ka garë të denjë për titull të Bundesligës, ndërsa thotë se Gjermania ka mungesë kualiteti jashtë top dyshes.

Bayerni është 13 pikë në krye të tabelës para ndjekësit të parë Leipzigut, me vetëm nëntë ndeshje për të përfunduar kampionati, derisa Dortmundi mban vendin e tretë me 16 pikë më pak, transmeton Koha.net.

“Dortmundi ka një ekip jashtëzakonisht të talentuar që do të mund ta bënte garën për titull të Bundesligës shumë më të ngushtë, derisa mund të themi se pjesa tjetër e Bundesligës ka mungesë kualiteti”, është shprehur Lahm për Stern.de.

Ai më tutje ka thënë se, “nuk mendoj se Bayerni është i vetmi fajtor se sa mirë po bëjmë. Nëse jemi 13 pikë në krye pas 25 ndeshjeve, do të thotë se ekipet e tjera mirë të pozicionuara si Schalke dhe Wolfsburgu nuk kanë shënuar fitore në vazhdimësi”.

Bayernit i duhen edhe pesë fitore që të sigurojë titullin e Bundesligës, derisa të shtunën e pret në shtëpi Augsburgun.