Në vjeshtë ka gjasa që të nisë edhe Liga B e Adriatikut. Liga e Adriatikut, e njohur edhe si ABA Liga, është liga rajonale e basketbollit, në të cilën paraqiten skuadra nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia.
Sigal Prishtina ka bërë së fundi përpjekje të futet në këtë ligë të fortë rajonale, por pa sukses. Ndikimi i Serbisë është i madh në këtë ligë dhe kjo bën që Kosova të mbetet larg prej saj. Edhe në Ligën e Dytë të Adriatikut nuk pritet të ketë vend për ekipet kosovare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse jo këtë vit, atëherë më së largu vitin tjetër do të nisim. Në takimin e kaluar kemi marrë vendimin që të nisim projektin dhe të shohim se a është e mundshme të nisim me Ligën e Dytë ABA në këtë edicion. Bisedimet i kemi bërë, parakushtet i kemi plotësuar, por kanë mbetur disa pyetje të paqarta. Kështu që deri në kuvendin e radhës të paraparë për 10 korrik, do të kemi kushtet për të marrë vendimin se a do të nisë Liga e Dytë ABA në vjeshtë apo në vitin tjetër. Ajo do të nisë kur të plotësohen të gjitha kushtet”, ka thënë për mediat serbe Kreshimir Novosel, drejtor i Ligës ABA. Sipas tij, ideja është që gjashtë vendet: Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia të përfaqësohen me nga dy ekipe.
“Nuk ka ndonjë gjë të re lidhur me paraqitjen e ekipeve nga Kosova në Ligën ABA. Problemi vazhdon të jetë i njëjtë, ndikimi i Serbisë. Nuk pres të ketë ligë të dytë sivjet, për vitin tjetër të shohim nëse do të ketë ndonjë ndryshim”, ka thënë kryetari i FBK-së, Erolld Belegu.
Edicionin e kaluar katër skuadra kosovare janë paraqitur në Ligën Ballkanike. Prej saj tashmë ka hequr dorë Prishtina, ndërsa nuk dihet se cilat skuadra kosovare do të garojnë në këtë ligë edicionin që vjen. Liga Ballkanike është nivel dukshëm më i ulët se Liga e Adriatikut.