Shteti Islamik ka vënë në shënjestër të sulmeve terroriste, kishat anembanë Europës.
Në numrin më të fundit, revista propagandistike e xhihadistëve Rumijah ka publikuar një foto të kishës simbol të Dresdenit në Gjermani "Frauenkirche" e ndërtuar në shekullin e 18, por e rindërtuar pas rrafshimit nga bombardimet e aleatëve në vitin 1945.
Foto shoqërohet edhe me titujt "Thjesht, taktika terrori", "Vendet popullore të kryqtarëve, në pritje për tu shkrumbuar". Në shkrim thuhet se kishat si "Frauenkirche" janë vendet më të mira për të kryer sulme terroriste, për shkak të afërsisë së tyre me klubet e natës, restorantet e baret.
Edhe në sulmin e Barcelonës synohej të kryhej një shpërthim në katedralen Sagrada Familia, siç dëshmoi Mohamed Huli, njëri prej anëtarëve të arrestuar të celulës terroriste, që kreu sulmin e së enjtes në këtë qytet.
Megjithatë, autoritetet gjermane thonë se objektet e rrezikuara ruhen nga forca speciale të armatosura rëndë. Në shumë vende europiane, masat e sigurisë kundër terrorizmit janë të larta, për shkak të valës së vazhdueshme të sulmeve të viteve të fundit, kryesisht në Europën Perëndimore.
-
“Manifesta” i shndërron në galeri të përkohshme kishat jofunksionale në Gjermani
-
Policia në alarm pas paralajmërimeve për sulme në dy qytete gjermane
- Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë
-
Sulmet terroriste, dhuna dhe sulmet kibernetike, rreziqet më të mëdha gjatë Evropianit
-
Arrestohen edhe tre të dyshuar në lidhje me planifikimin për sulm në Katedralen e Koelnit