Në kohën kur pushteti është duke shqyrtuar opsionet për ta paralizuar Gjykatën Speciale, në Kosovë ka arritur një delegacion i përbashkët franko-gjerman për një vizitë “urgjente” me misionin për shuarjen e çfarëdo nisme për shfuqizimin e kësaj gjykate, shkruan sot Koha Ditore.
Delegacioni ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi, si iniciatorë të nismës për shfuqizimin e Speciales.
Gjatë takimeve me dy liderët shtetërorë, sipas burimeve të sigurta të gazetës, zyrtarët nga Berlini dhe Parisi ua kanë tërhequr vërejtjen atyre se shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të përcillej me “pasoja të rënda” për lidershipin e vendit.
Zyrtarët nga Berlini e Parisi të mërkurën janë takuar edhe me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa të enjten do të takohen edhe me përfaqësuesit e LDK-së dhe me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Delegacioni franko-gjerman takon liderët, që i thonë se taksa nuk hiqet as pas Parisit
-
Sa janë të shqetësuara Gjermania e Franca me përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale
-
Thaçi takon delegacionin franko-gjerman
- Merkeli dhe Macroni kanë punë më urgjente sesa raportet Kosovë-Serbi
-
Gjermania do ta vazhdojë ndihmën për Kosovën