Drejtori në Drejtorinë e Hetimit kundër Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës, Bahri Shala, ka thënë se me evidencat e tyre vetëm në Prishtinë janë rreth 100 dilerë të drogave.
Në “Puls” të KTV-së, ai ka thënë se ata kryesisht janë të shpërndarë në lagje të caktuara.
“Ne i dimë dhe gjithmonë jemi në ndjekje të tyre, kemi informacione për të gjithë. Ne, në nivel i vendi i kemi arrestuar 40 shpërndarës droge. Mos mendoni se 100 dilerë të drogave janë numër i vogël vetëm në Prishtinë, unë mendoj se është numër i madh”, ka thënë ai.
Safet Blakaj, nga OJQ Labirinti, nga ana tjetër ka thënë se “PUB-et, diskotekët dhe ato që quhen afterparty-t, janë vendet ku përdoren më së shumti drogat”.
Artikuj të ngjashëm
-
10 të shoqëruar në Polici pas aksionit kundër përdoruesve të drogës në Prishtinë
-
Arrestohen 10 persona për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
-
Shala: Është dukuri shqetësuese përdorimi i marihuanës në Kosovë
-
Shala tregon se kush i arrestoi policët e përfshirë në trafik droge
-
Pse shkollat hezitonin të tregonin se kanë nxënës përdorues droge