Sonte në Puls u diskutua për sukseset dhe dështimet në luftën kundër dilerëve të narkotikëve dhe trajtimi i personave të varur nga drogat.
Safet Blakaj, nga Organizata Joqeveritare “Labirinti” ka thënë se përkrah aksionet për kapjen e dilerëve të drogës, madje ato, sipas tij, duhet të jenë sistematike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Cilido diler që afër shkollave shet drogë ose ka qëllim të keq për nxënësit duhet të arrestohet dhe pikë”, ka thënë Blakaj.
Ai ka thënë se intervenimi i policisë nëpër shkolla është i mirëseardhur.
“Kemi vërejtur se pas këtij intervenimi është shtuar numri i nxënësve në qendrën Labirinti. Shqetësimi më i madh është se nga kjo ndërhyrje janë arrestuar 27 nxënës që përdorin substanca”, ka thënë Blakaj, derisa ka shtuar se trafikantët nuk duhen ndjekur vetëm afër shkollave, por në çdo cep të shtetit.
Bahri Shala, drejtor në Drejtorinë e Hetimit kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës, ka treguar se më herët drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore por edhe personeli i kanë fshehur rastet e përdorimit të narkotikëve, siç ka thënë, për shkak se mund të raportohet në media se kjo shkollë është vatër e drogës.
“Pra kishte hezitime në raportimin e rasteve, mirëpo kjo tash ka ndryshuar. Rastet lajmërohen dhe në aksionin e fundit i kemi arrestuar 128 dilerë dhe përdorues të drogave të cilët i kanë helmuar nxënësit afër shkollave”, ka thënë Shala.