Arbëri

Beqa: Opozita do t’i bënte mirë PDK-së, dikur kemi qenë opozitë shembull

Descriptive Text

Deputeti i PAN-it, Hajdar Beqa, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se PDK-ja do të shkojë në opozitë nëse Vetëvendosje dhe LAA-ja siguron numrat në Kuvend që të krijojë institucionet e Kosovës.

Beqa në debat me deputetin e VV-së, Ismajl Kurteshi, ka kujtuar kohën kur të dy ishin pjesë e PDK-së sa ishte opozitë në vitin 2007.

“Dua të them se PDK-ja nuk i frikësohet opozitës, por për këtë ka kërkuar që VV-ja dhe LAA-ja t’i bëjnë numrat për të krijimin e institucioneve të Kosovës. Partia demokratike ka qenë opozitë shembull. Kur ke qenë opozitë tek ne e ke luajtur rolin mirë, këtu nuk e di përse ke ndryshuar”, ka thënë Beqa duke iu drejtuar Kurteshit.