Arbëri

SHBA në OKB: Kosova të formojë sa më shpejt Qeverinë – të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi

Descriptive Text

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë sot zëvendësambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara, Michele Sison.

Gjatë fjalimit në KS të OKB-së, ku është prezantuar raporti më i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, zëvendësambasadorja amerikane tha se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multi-etnike, shkruan KP.

Ajo ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muaj.