Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka hapur fushatën në Komunën e Hanit të Elezit, ku ka kërkuar që të përkrahet kandidati për kryetar të kësaj komune, Florim Shkreta.
Ai ka thënë se qytetarët e Hanit të Elezit kanë nevojë për një kryetar që do të sjellë ndryshime për të mirën e tyre dhe zhvillimin ekonomik të komunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“A duhet që kjo qytezë e bukur, e cila qëndron mu në kufirin ku futen gjitha të mirat, shumica e të mirave materiale për qytetarit e Kosovës të mbetet një nga qytezat më të varfëri në Kosovë? Me të rinj e të reja me të papunë dhe në të njëjtën kohë që të ndoten kaq pa mëshirshëm nga një gjigant industrial. A i duhet një kryetar me i rehatuar vetëm familjarët e vet dhe nja 5 parti për me i bërë rehat ata, pastaj çka të mbetet tjetër me i dërguar për qytetarët e Hanit të Elezit. Pikërisht, është kjo se ne qëndrojmë para jush për të përçuar një mesazh, i cili është mesazh i ndryshimit, i cili më së shumti i duhet qytetarëve të Hanit të Elezit. Për gjithë ata që e duan Hanin e Elezit kisha kërkuar që fuqishëm të punojmë bashkërisht më datën 22 tetor t’i kthejmë dinjitetit kësaj qyteze të bukur. Mos të jetë qytezë e izoluar mu në vendin ku i hynë gjitha të hyrat materiale. Jo me qenë vetë m një qendër ky hyn mallrat po me qenë qendër tranzitore ku i kryejnë shërbimet shumica e bizneseve në Kosovë, nga e cila do të mund të punësoheshin qindra të rinj”, tha Veseli, raporton KP.
Veseli ka thënë se me PDK-në dhe Shkretën si kandidat për kryetar do të pesëfishohet numri i të punësuarve dhe të perfeksionohet puna nëpër shkolla.
Kandidati për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Florim Shkreta, ka shpalosur platformën qeverisëse për Komunën e Hanit të Elezit, duke thënë se prioritet i udhëheqjes së tij do të jenë punësimi, arsimi, dhe shëndetësia.
“Një muaj më parë unë e mora një mision shtetëror nga kryetari Kadri Veseli, që të garoj për kryetar të Hanit të Elezit, t’ju ofroj një opsion real dhe të drejtë Hanit të Elezit. Një opsion të ndryshimit dhe të shpresës kundër izolimit që ka sjellë këtë qeverisje të kryetarit aktual. Sot po ju jap fjalën time dhe garancinë e kryetarit Kadri Veseli dhe PDK-së, se me fitoren e PDK-së, Hani i Elezit do të zhvillohet në të gjitha segmentet. Do të kemi arsim cilësor e infrastrukturë, shëndetësi dhe shërbime të mira profesionale shëndetësorë, kujdes të veçantë ndaj pensionistëve do të modernizojmë administratën komunale që shërbimet administrative profesionale në kohë reale. Do t’i shpallim luftë pa kompromis krimit dhe korrupsionit. Nuk do të lejojmë nepotizmin. Nuk do të ketë familjarizim në organet të administratës së Komunës së Hanit të Elezit”, tha Shkreta.
Ai theksoi se platforma e tij qeverisëse bazohet në nevojat e Hanit të Elezit, ku qytetari do të jetë në rend të parë, ndërsa u ka premtuar të gjithë studentëve të Hanit të Elezit që kanë mesatare 8, pa dallim, do të fitojnë bursa të plota.