Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Përplasen Ahmeti e Kadaj Bujupi: Vetëvendosje pa asnjë standard

Ndonëse u zotua që zgjedhjet t’i fitojë e vetme, Lëvizja Vetëvendosje në balotazh bëri koalicione.

Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës bazuar në këtë, në emisionin “Rubikon” të KTV-së i ka thënë deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi se partia që përfaqëson, në këto zgjedhje nuk pati asnjë standard. Madje, Ahmeti pretendon se edhe në Ferizaj kjo parti pati koalicion të fshehtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kemi rastin e Ferizajt ku keni pas koalicion të fshehtë, e dimë këtë punë të gjithë, e ka deklaruar me javë të tëra më herët në mbledhje, me lejo vetëm ta zbërthej, para rundit të parë pritjet e Shpendit kanë qenë që Prishtinën ta fitojë pa balotazh, në rundin e dytë hyri me AKR-në, një kohë më herët edhe ju e dini çfarë deklarata keni pasur kundër AKR-së, se nuk hyni kurrë [në koalicioni]. Po flasim për parimet dhe standardet të cilat nuk kanë qenë konsistente”, ka thënë ai.

Përball tij, Kadaj Bujupi i thotë se e rëndësishme për ta ishte ndryshimi dhe rënia e PDK-së.

Ata u përplasën edhe për Prishtinën, ku Ahmeti insistoi në një rezultat të ngushtë i cili mund të përmbyset.

Një gjë të tillë e kundërshtoi Kadaj Bujupi duke i thënë se kanë fituar “ndonëse shpresa vdes e fundit”.