Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Për rivotim në Istog janë konfirmuar vetëm 85 votues jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar. Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës 16 korrik-23 gusht, që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në regjistrin qendror civil.

KQZ në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunave Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kllokotit dhe u bë e ditur se nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që u mbajtën më 22 tetor.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ pati certifikuar rezultatin përfundimtar të 37 Kuvendeve Komunale.

Ndërsa, lidhur me përgatitjet për organizimin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahet më 17 dhjetor, kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi paraqiti para anëtarëve raport lidhur me ecurinë e këtyre përgatitjeve.

Lidhur me konfirmimin dhe verifikimin e votuesve nga jashtë vendit (2 dhjetor – 6 dhjetor) për komunën e Istogut, ai bëri të ditur se janë gjithsej 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar. Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.