Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shprehur keqardhje për mospërjashtimin e kandidatëve me dënime penale nga lista zgjedhore.
Përmes një statusi në Facebook, O’Connell thotë se tani mbetet që votuesit të kenë fjalën e tyre, duke iu bërë thirrje të mos i votojnë kandidatët me lidhje kriminale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një keqardhje që kandidatët me dënime penale nuk mund të përjashtoheshin. Tani mbetet tek votuesit që të kenë fjalën e tyre. Si mik i Kosovës, shpresoj që votuesit të zgjedhin të refuzojnë kandidatët me lidhje kriminale”, ka shkruar ai.