Haki Rugova i LDK-së është duke prirë me vetëm 109 vota më shumë se Gani Dreshaj i AAK-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Istog.
Pas numërimit të më shumë se 90 për qind të votave, Rugova ka 9303 vota apo 50.3 për qind, ndërsa Dreshaj ka 9194 vota apo 49.7 për qind.
Rivotimi në këtë komunë është bërë pasi Gjykata Supreme kishte vërtetuar ankesën e LDK-së se kishte pasur manipulim të votave me postë, vota këto që ishin për kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj.
{gallery}