Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, aktivitetin e saj elektoral e ka vazhduar edhe në bashkësinë e 6-të lokale.
Me këtë rast, kryetarja Kusari Lila, para banorëve të këtij lokaliteti ka prezantuar programin dhe projektet që e presin Gjakovën në katër vitet e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam këtu për t’ju siguruar se do vazhdojmë bashkë angazhimin dhe punën për Komunën e Gjakovës drejt vulosjes së suksesit për shumë projekte të cilat i kemi filluar me shumë mund dhe me përkrahje të donatorëve. Për bashkësinë e 6-të lokale, së pari do zgjidhim problemin shumë vjeçar të ujrave të zeza në rrugën ‘Dërgut Vokshi’, si dhe në hapësirën publike në këtë lagje do ndërtojmë një terren të ri sportiv. E rëndësishme është që bashkë të mobilizohemi dhe të dalim në zgjedhje me 19 nëntor, në mënyrë që të vazhdojmë me rezultate konkrete që Gjakovën ta vendosim në pozitën e zhvillimit dhe të suksesit”, tha mes tjerash kryetarja Kusari Lila, njofton kampi i saj.
Sipas njoftimit, Banorët e kësaj bashkësie lokale, shfaqën mirënjohjen për punën e deritanishme, sidomos për projektet kapitale të mbështetura nga donatorët ndërkombëtar si dhe parashtruan disa kërkesa që ndërlidhen me nevojat e banorëve të kësaj zone të qytetit.