Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Lladrovci përmbyll fushatën në Drenas

Kandidati i PDK-së për Komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, sonte ka përmbyllur fushatën elektorale në shumë lokalitete që e kishin ftuar për të paraqitur platformën qeverisëse për katër vjetet e ardhshme, ndërsa kërkojë falje që nuk i premtoj koha të jetë ne të gjitha vendet ku ishte i ftuar.

“Vendet ku ishte i pranishëm për të përmbyllur fushatën elektorale, ishin të stërmbushura, dhe fryma e përkrahjes nuk mungonte ne asnjë vend”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pranishëm ishte në Komoran, në lagjen Alushani, në Ҫikatovë të Re, në restorantin Beckton me banorë të Drenasit, me punëtorët e kompanisë Vëllezërit Asllani dhe në Arllat në lagjen Bujupi.

"Sonte me sinqeritetin më të madh, falënderoj të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UҪK-së, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, qytetarë e përkrahës të Forcës së ndryshimit, për pritjen, diskutimin, debatin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme në tërë lagjet e fshatrat në komunën e Drenasit. Falënderoj dhe përjetësisht jam falënderues, ndaj çdo qytetari që e do ndryshimin që e kemi filluar, duke zbatuar ligjin, duke investuar pa asnjë konflikt interesi dhe duke mënjanuar keqbërësit nga ndikimi në proceset pozitive në Drenas. Falënderoj që edhe sonte, në Komoran, lagjen Alushani, Çikatovën e re, Takimi në Bekton, kompaninë Vëllezërit Asllani, në Arllat lagja Bujupi, i kontribuan fuqizimit të Forcës së Ndryshimit dhe fitores tonë, më 22 Tetor dhe numrit 94", ka thënë Lladrovci gjatë përmbylljes së fushatës ne këto vendbanime.