Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Lladrovci merr përkrahje të fuqishme në dy Korroticat

Ramiz Lladrovci të shtunën mbrëma së bashku me kandidatët për deputetë të kësaj ane, ka takuar banorët e fshatit Korroticë e Epërme dhe të Poshtme.

Sipas komunikatës së PDK-së, nga takimet e zhvilluara të Lladrovcit “edhe një herë është konfirmuar mbështetja e fuqishme e kësaj ane për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj Ramiz Lladrovci”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lladrovci ju tha se “të gjitha fjalët dhe premtimet ne i bëjmë realitet”.

Më poshtë gjeni postimin e Lladrovcit:

Në Korroticën e Epërme dhe Korroticën e Poshtme, së bashku me kandidatët për deputetë të kësaj ane, Shemsi Rexhepi, Znj. Zize Vrellaku, Muhamer Ibriqi dhe bartësin e Listës së PDK-së, Labinot Halilaj, kam takuar shumë qytetarë të cilët dëgjuan për projektet e ardhme, të arriturat si dhe sfidat e komunës tonë.

Ne i bëjmë fjalët vepra, këtë e di qytetari. Forca e Ndryshimit do të vijojë edhe më fuqishëm në mandatin e ardhshëm. Duke qenë në shërbim të qytetarit dhe nevojave të tij, me krenari kërkojmë besimin e tyre.

Jo vetëm infrastruktura por edhe siguria për nxënësit dhe qasja në shkolla, trotuaret, mbikalimi, uji dhe kanalizimi, bujqësia, aftësimi sa më i shpejt i Parkut të biznesit, ishin disa nga pikat e diskutimit. Ne jemi Forca e ndryshimit, ne e bëjmë komunën tonë shembull të qeverisjes së mirë dhe në shërbim të qytetarit.