Deputeti i VV-së Albin Kurti, duke komentuar vendimin e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe Prizren, thotë se nga dita e hënë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, mafia e ndërtimit, uzurpatorët dhe të korruptuarit janë bërë bashkë që ta luftojnë qytetarin duke ia sulmuar votën.
Kurti është shprehur i bindur se nuk mund të ketë rezultat tjetër përveç atij të së dielës.
“Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren përveç atij për të cilin kanë vendosur qytetarët”, tha Kurti.
Ai tha se këto zgjedhje treguan se nuk keni mundur ta bleni votën e qytetarëve, Prishtina vendosi që ta vazhdojë mirëqeverisjen me Shpend Ahmetin, Prizreni ta fillojë mëkëmbjen nën drejtimin e Mytaher Haskukës, dhe Daradana që të bëhet komunë e qytetarëve me Qëndron Kastratin.
“Nuk mund ta vjedhin këtë fitore. Bëhuni bashkë sa të doni, kërcënoni sa të doni. Koha juaj ka përfunduar”, tha Kurti.
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 7 qershor
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: Më 7 qershor bëhuni pjesë e rekordit të ri historik
-
Kurti: Krejt çka kryetarët e PDK-së dhe LDK-së duan është që unë të mos kem pushtet
-
Kurti: Kudo që VV-ja është në balotazh me PDK-në e LDK-në, këto të dyja po bëhen bashkë