Kryeministri Ramush Haradinaj, priti gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari.
Ai e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore.
Kryeministri Haradinaj, vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe Familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës.
ashtu, kryeministri Haradinaj vlerësoi hapin e ndërmarrë të z. Bekim Jashari, për kandidimin e tij për të udhëhequr me komunën e Skënderajt.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministri priti familjen e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani
-
Nisin homazhet te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
-
Jashari siguron Kurtin për ta bërë FSK-në forcë moderne
-
Haradinaj: Gjatë qeverisjes sime, Kosovës i ka ardhur era Kosovë
-
Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e 57- të tij