Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave si dhe për rivotimin për kryetar të Parteshit.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka bëri të ditur se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha Qendrat e Votimit (614) në komunat ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë emër të KQZ-së, Daka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga komunat: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Kllokot dhe Partesh – që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre.