Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në konferencën e tretë për media për ditën e sotme ka bërë të ditur, se në bazë të dhënave elektronike deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 325 mijë e 726 votues, apo 24,39 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, procesi zgjedhor deri në këto momente është duke vijuar normalisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në bazë të dhënave në mënyrë elektronike nga 99 për qind të vendvotimeve deri në orën 15 kanë votuar 325 mijë e 726 votues apo 24,39 për qind. Në raundin e parë më 22 tetor në këto komuna deri me të njëjtin kohë kanë votuar 386 mijë e 504 votues apo 28,45 për qind. Duke u mbështetur në informacionet nga qendrave e votimit procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”, tha Daka.
Konferenca e radhës e KQZ-së mbahet në ora 20:00 dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit zgjedhor gjatë tërë ditës, si dhe pjesëmarrjen e votuesve në balotazhin për 19 komuna.