Kandidati i LDK për kryetar të komunës së Klinës, z. Besim Hoti, takoi banorët e fshatit Kpuz , ku, sipas njoftimit, ka marrë mbështetjen për postin që synon.
Në takim morën pjesë edhe dy ish-oficerët e UÇK-së në Ministrinë e Mbrojtës të Republikës së Kosovës, z. Bernard Perlaska dhe z. Nevruz Berisha, e cila në atë kohë udhëhiqej nga z. Ahmet Krasniqi.
Në këtë takim, kandidati për kryetar, z. Hoti shpalosi programin zhvillimor që ka hartuar dega e LDK-së për qeverisjen e Komunës së Klinës për periudhën 4 vjeçare 2017-2021. Hoti në vazhdim para të pranishmëve theksoi se me qeverisjen e LDK-së në Komunën e Klinës do të investohet në infrastrukturë në secilin fshat dhe në të gjitha lagjet e qytetit të Klinës.
-
Hoti takon grupe të ndryshme të banorëve të Klinës - premton zgjidhjet për problemet e tyre
-
Hoti i bindur në fitoren e LDK-së në Klinë
-
Besim Hoti i LDK-së prezantoi projektin për zhvillimin e Klinës
-
Kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës shpalos programin në Çabiq
-
“Shoqatat e dala nga lufta do të kenë përkrahjen e Hotit”