Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri në këto momente i gjithë procesi është duke shkuar qetë.
“Sa i përket anës së Policisë së Kosovës gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve operacionale policore. Të gjithë zyrtarët policorë kanë dalë nëpër detyrat e tyre të caktuara me plan dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, tha Kelani.
Autoritetet e rendit në Kosovë kanë bërë të ditur se i kanë bërë përgatitjet e duhura për organizimin e zgjedhjeve lokale që mbahen sot.
"Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës", ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
-
Policia: Procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze
-
Kelani: Nuk është hapur asnjë rast që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
-
Policia thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
-
Policia me plan për zgjedhjet e 22 tetorit
-
Policia finalizon planin operativ për sigurinë e zgjedhjeve