Bazuar në rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për numrin e qytetarëve që kanë votuar deri në ora 15.00, në rrafshin e Dukagjinit prinë Juniku.
Tetë orë pas hapjes së kutive, në Junik kanë votuar 31.84 për qind e qytetarë që gjenden në listat e votimit, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesë komunat tjera të gjitha janë ndër 30 për qind. Deçani dallon pak ndër katër tjerat, me 27.34 për qind të qytetarëve që kanë votuar, derisa katër komunat tjera sillen rreth numrit të njëjtë, 26 për qind.
Në Pejë deri në ora 15.00 kanë votuar 26.65 për qind, në Gjakovë 26.63 për qind, në Istog 26.61 për qind dhe në Klinë 26.80 për qind e votuesve me të drejtë vote.
Procesi i votimit, sipas Veton Mujaj, koordinatori i “Demokracia në Veprim” për monitorimin e procesit zgjedhor në këto gjashtë komuna, po zhvillohet mirë dhe deri tash pa ndonjë incident të regjistruar në vendvotime.