Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, që po prin në rezultatet e balotazhit në Prizren me rreth 330 vota para Shaqir Totajt të PDK-së, ka thënë se PDK po ushtron trysni mbi vëzhguesit që të qojë në rinumërim disa vendvotime.
“Kërkoj nga PZAP që të mos bie pre e këtyre presioneve që po bëhen nga Kadri Veseli dhe PDK dhe të shikohen mirëfilli gjitha librat e votimit dhe fletëzat ku janë nënshkruar gjithë vëzhguesit dhe komisionerët, ku ata kanë shënuar se nuk ka asnjë vërejtje për procesin zgjedhor”, deklaroi veç tjerash Haskuka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha po ashtu se numri i votave me kusht nuk është aq i madh sa po raportohet, me ç’rast deklaroi se gjasat që rezultati të përmbyset në favor të PDK-së janë të pamundshme.