Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Betohen kryetari dhe këshilltarët komunalë të Mamushës

Anëtarët e Kuvendit të Komunës dhe kryetari i Mamushës, të cilët janë zgjedhur në kuadër të zgjedhjeve komunale të 22 tetorit, kanë bërë betimin se do të punojnë me nder dhe sipas ligjit për të siguruar jetë të qetë për të gjithë qytetarët.

Mbledhja inauguruese e thirrur nga kryetari, Abdulhadi Krasniq, është mbajtur të premten dhe është kryesuar nga këshilltari më i moshuar i KK-së, Vedat Morina, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Betohem që do t’i kryej detyrat e mia dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetar i Komunës së Mamushës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë”, ka thënë kryetari Krasniq gjatë betimit. Me tekst të ngjashëm janë betuar edhe anëtarët e sapozgjedhur të KK-së...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.