Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Ahmeti u premton mësimdhënësve banesa me kosto të përballueshme

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti u takua me mësimdhënëset dhe mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, të cilët, sipas njoftimit të kampit të Ahmetit janë më meritorët për ngritjen graduale të cilësisë së arsimimit në Komunë.

Nga viti në vit, nxënësit tanë po dalin më të suksesshëm, dhe si rrjedhojë triumfues nëpër gara të ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me numrin më të madh të asambleistëve që e kemi në mandatin e radhës, qysh në seancën e parë do ta kalojmë projektin tonë për banesa me kosto të përballueshme, projekt ky nga i cili do të përfitojnë punëtorët e arsimit, punëtorët e shëndetësisë, dhe shërbyesit civilë që kanë kontribuuar ndër vite për Komunën tonë”, ka thënë Ahmeti, përcjell njoftimi për media.