Shpend Ahmeti, kandidat edhe për një mandat për postin e kryetarit të Prishtinës, ka thënë të ketë lexuar talljet që po bëhen me numrin e madh të kandidatëve për asamblistë komunalë.
Në zgjedhjet komunale të 22 tetorit në garë për asamblistë janë rreth 7 mijë kandidatë, derisa Ahmeti u ka bërë thirrje që mos të tallen me votën në ditën e zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto ditë lexova shumë statuse të hajgareve me kandidatë për asamble. E pranoj, disa prej këtyre hajgareve po janë shumë të mira dhe po i shpërndajmë edhe në rrjete sociale. Po ashtu, e kuptoj edhe pse. Me 7 mijë kandidatë për zgjedhje komunale vështirë është me kalu në facebook, portal apo webfaqe pa i pa reklamat dhe ofertat. Besa edhe në rrugë e njëjta gjë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Krejt në rregull, por ju kisha lut si qytetar që edhe votën mos ta merrni hajgare. Kuvendi Komunal vendos shumë për jetën tonë e qe besa për gjana shumë më të afërta për neve se sa niveli qendror. Asambleistët vendosin për planet rregullative e për pronën tonë, për buxhetin se ku shpenzohen paratë tona, për tatimin në pronë që e paguajmë, për çdo rregullore (orari i kafeterive, taksi, transporti publik etj etj) e deri te tarifat për certifikata”, ka shtuar ai.
“Mund të qeshim me numrin e kandidatëve, ofertat e disa prej tyre por assesi për votën. Është shumë me rëndësi për jetën tonë”.